Ardita Sinani uron Fitër Bajramin
Ardita Sinani nëpërmjet postimi uroi gjithë besimtarëve musliman festën e madhe të Fitër Bajramit.
Urimi i plotë :
Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,
Të dashur motra e vëllezër musliman,
Sonte me iftarin e fundit, përfunduam Ramazanin. Muajin, në të cilin dëshmuam forcën e sundimit të mendjes mbi trupin, për të arritur mëshirën dhe për të përmbushur urdhërat e Krijuesit.
Për 30 ditë, për një periudhë të ditës lamë veten të uritur e të etur, por shpirtin të mbushur nga adhurimi, mirësia, kujdesi ndaj nevojtarëve e dashurinë për njëri tjetrin.
Dhe pas sakrificës, vjen shpërblimi.
Festa e Fitër Bajramit!
Kremtë e madhe për besimtarët anekënd botës.
Në këtë ditë feste, të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë edhe me të tjerët. Të urojmë më të mirat për njëri – tjetrin.
Le të shërbejnë reflektimet nga muaji i kaluar, që të na kthehen në praktikë të përditshme përgjatë tërë vitit.
Qoftë festa e Fitër Bajramit gëzim për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë!
ME FAT!