Të fundit

Komunat serbe në veri futen në karantinë, ndalohet lëvizja nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit

Shtabi krizave të katër komunave në Veri të Kosovës mori vendim nga sonte për karantinimin e katër komunave dhe ndalimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, duke filluar nga java tjetër.

Kështu bëri të ditur Goran Rakiq sot gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në emër të anëtarëve të Shtabit të Krizave, përcjell Ministria e Lajmeve.

Rakiq tha se vendimi për masa të reja është marrë për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe numrit të shtuar të rasteve të infeksionit me koronavirus.

“Situata në veri të Kosovës dhe Metohisë është më e vështirë sesa ishte dhe ata do të marrin masa kufizuese në përputhje me vendimet e qeverisë serbe”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij sot, duke theksuar se ka 53 të infektuar në veri.

Në të njëjtën kohë, Shtabi i Krizave u mblodh në veri, dhe pas konferencës për shtyp të Vuçiq, ata dolën në komferencë duke dhënë detajet e vendimit të tyre.

“Prej sot, nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit, ndalohet lëvizja e të gjithë personave, përveç atyre personave që janë përgjegjës për luftimin e pandemisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në vendimin e Shtabit të Krizave, deklaroi Goran Rakiq, transmeton Ministria e Lajmeve.

Ndalohet hyrja dhe dalja nga territori i katër komunave në Veri, përveç personave me leje speciale.

Gjithashtu u njoftua se institucionet publike në veri të Kosovës do të zvogëlojnë numrin e punëtorëve në minimum.