KryesoreShqipëri

Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve, këngë e valle në Durrës

Arbëreshë nga zona e Lungros në Kalabri, Casalvechio dhe San Bebedetto Ulano sollën dje një koncert me këngë e vallë tradicionale në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në këtë manifestim të zhvilluar para bashkisë me rastin e përkujtimit të betejave të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, arbëreshët u mirëpritën nga publiku durrsak.

Me interpretimet e tyre, arbëreshët spikatën me një nga veçoritë që i karakterizon më shumë; ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre, të cilin e kanë kuruar me një kujdes të jashtëzakonshëm.

Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet, ritet dhe doket/ministrialajmeve.