Arbër Pajaziti emërohet zv.Kryetar i Alternativës Për Ndryshim
Arbër Pajaziti zgjidhet zëvendës kryetar i Alternativës për Ndryshim.
Njoftimi i plotë nga APN :
Në një proces demokratik, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Alternativës Për Ndryshim, mbajtur në tetor 2022, me shumicë votash nga delagatët e APN-së, është zgjedhur Arbër Pajaziti zëvendës kryetar i Alternativës Për Ndryshim.
ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM falënderon të gjithë aktivistët dhe anëtarët e saj për kontributin e tyre në çdo proces gjatë ketij rrugëtimi politik dhe njëherit uron z.Pajazitin për postin dhe përgjegjësinë e marrë.