Lajme

Arben Gashi në “mbrojtje” të Isa Mustafës- Ai është i heshtur por luftën e fiton gjithmonë !

Pas publikimit të lajmit se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është infektuar me Koronavirus, në adresë të tij kanë shkuar një sërë komentesh negative ku disa prej tyre i kanë uruar dhe vdekjen, shkruan GB

Pas këtyre lajmeve ka ardhur reagimi i Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili thotë se Isa Mustafa është i heshtur dhe i qetë, por luften e fiton gjithmon.

Kujtojmë që prej disa ditësh edhe vetë zoti Gashi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë i Gashit:

Isa Mustafa është i heshtur dhe i qetë, por luften e fiton gjithmonë!

#meKryetarin
#SolidaritetNjerëzor