Bota

Arabia Saudite dënon 5 persona me vdekje për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Pesë persona janë dënuar me vdekje për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në tetor të 2018-ës.

Këta pesë persona kanë “marrë pjesë direkt në vrasje”, ka thënë prokurori publik i mbretërisë Saudite.

Ish këshilltari Saud al-Qahtani e shoku i princit Mohammed Bin Salman është për përfshirë, transmeton Daliymail.

Sipas hetimeve të tyre, as mbreti e as këshilltari i tij nuk kanë qenë të përfshirë në vrasjen e gazetarit.

Megjithatë, këshilltari al-Qahtani është i burgosur në SHBA për rolin e tij kyç në këtë operacion, transmeton Koha.net.

“Gjykata ka vendosur dënim me vdekje për pesë persona të cilët kanë marrë pjesë direkt në vrasje”, është deklaruar gjykatësi.

Tre persona të tjerë janë dënuar me burgim, ndërsa të gjithë mund të apelojnë këtë vendim.

Gazetari Khashoggi është vrarë në tetor të 2018-ës në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij.

CIA në anën tjetër ka ardhur në përfundim se mbreti i Arabisë, Mohammed bin Salmani ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit, sipas raportimeve nga Washington Post.