Lajme

Apo e kthen Serbia radarin në Kopaonik – Do të mbikëqyr Ballkanin?! NATO u tërbua, frikësohet se pas kësaj qëndron Putin

Serbia është shumë afër vendimit që të kthej radarin në maje të Kopaonikut prej nga është hequr pas bombardimeve të NATO-së

Kjo është diçka që për përpiqet të bëjë Serbia tash e disa vite, por na kanë bllokuar ShBA dhe NATO, sepse radari vendit tonë do I shërbente kontroll shumë të mirë të hapësirës mbi territorin e Kosovës.

– Mbështetja direkt e NATO-së në formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës që është akt I hapur armiqësor ndaj serbëve, duhet të marr përgjigje adekuate nga Serbia, që do të ishte kthimi i radarit në Kopaonik sepse me të do mbulohej me mbikëqyrje jo vetëm territori i Kosovës por edhe një pjesë e Maqedonisë dhe gjysma e Shqipërisë. Me këtë hap janë pajtuar edhe rusët dhe për te është biseduar edhe me Putinin gjatë qëndrimit në Beograd – shprehet një burim I shërbimit të sigurisë shkruan “Informer”.

Aleanca me vite kundërshton vendosjen e radarit në Kopaonik.

– Radari në këtë lokacion që ndodhet në pikën administrative kufitare me Kosovën, nuk është kthyer pas agresionit të NATO-së. Në pyetje është hapësira tokësore e sigurisë që është në përgjegjësi të KFOR-it, përkatësisht NATO-së dhe këtë e kundërshton me forcë Prishtina, që nuk dëshiron që Serbia përsëri të vendos kontroll mbi atë pjesë të territorit – sqaron bashkëbiseduesi nga kreu I shërbimit të sigurisë.