APN në Bujanoc shpall zgjedhjet e brendshme
Njoftimi i APN-Bujanoc
Kryesia e Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, në mbledhjen e fundit të mbajtur më 24.12.2021 ditë e premte, ka vendosur që t’i shpall zgjedhjet e brendshme në degë.Vendimi përkon me katër vjetorin e themelimit të Degës së Bujanocit si dhe përfundimit të mandatit të të zgjedhurve i cili poashtu është katër vjeçar.
Pas zgjedhjeve nëpër nëndegë dhe propozimeve qe dalin nga andej do të zgjidhen edhe strukturat udhëheqëse në nivel Dege.Alternativa për Ndryshim i bënë thirje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj të bëhen pjesë e procesit të brendshëm zgjedhor.Me theks të veçant ftohen individët e papërcaktuar politikisht të bëhen pjesë e APN-së.
Të gjithë intelektualët, studentët, bujqit, punëtorët, të rinjtë dhe të rejat… ftohen të bëhen pjesë e ndryshimit mëse të nevojshëm në komunën e Bujanocit.Si gjithnjë, APN garanton proces të rregullt dhe transparent, ku sistemi i meritokracisë është mbi të gjitha.
Në subjektin tonë çmohen vlerat e secilit ndërsa parimi i ndershmërisë nuk ka asnjë çmim.Alternativa për Ndryshim këto zgjedhje i sheh si shumë të rëndësishme edhe për proceset tjera që do të ndodhin në Bujanoc por edhe më gjerë.
Me rikonfigurimin e strukturave partiake, APN e konsideron veten si bartëse të të gjitha këtyre proceseve.Kështu që shfrytëzoni mundësinë që të zgjedhni dhe që të jeni të zgjedhur!
Bujanoc, 26 dhjetor 2021
Dega e Alternativës për Ndryshim