Lajme

Scholz i kërkon Vuçiqit të rreshtohet me BE-në për Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën në Berlin, se në interesin e Gjermanisë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kancelari gjerman po ashtu i bëri me dije Vuçiqit, vendi i të cilit nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, se lufta është e parpanueshme.

“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz, përcjellin mediat serbe.

Presidenti serb ndërkohë tha se me Scholzin ka folur “për tema shumë të rëndësishme”.

“I kam premtuar Scholzit se Serbia nuk do të jetë shkaktare e asnjë problemi dhe ne e mbajmë fjalën”, tha Vuçiq.

Më herët, Scholz u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.