Lajme

Anton Quni e emëron këshilltar Rrustem Berishën pasi pranoi detyrën e ministrit

Anton Quni ka pranuar detyrën e ministrit të Mbrojtjes nga ish-ministri, Rrustem Berisha, mirëpo ka kërkuar nga ai që të bëhet këshilltar i lartë politik.

“Unë do të kërkoja nga ju që të jeni bashkëpunëtori im më i ngushtë, këshilltari im i lartë politik për çështjet në të ardhmen”, tha ai.

“Pa marrë parasysh momenteve, pozicioneve përgjegjësive, mikut tim ju kam drejtuar gjithmonë me titullin komandant. Po bëhen 22 vite që ne njihemi, ka pasur edhe situata gjatë luftës që kemi deleguar përgjegjësi. Po e pranoj një detyrë nga një mik i imi në të cilin kam shumë besim për punët e mira që i ka bërë gjate luftës dhe pas luftës”, u shpreh Quni.

Ish- ministri, Rrustem Berisha pranoi ofertën e ministrit Quni për të qenë këshilltarë i tij, ai madje u shpreh i nderuar dhe i befasuar nga kjo ofertë.

Çfarëdo kërkese që lidhet me interesin e këtij institucioni, sigurisht që do të pranoj çka do që vlerëson edhe më tutje. Unë nuk hezitoj me e mbështet kudo që ka nevojë, edhe pse kemi qenë në parti të ndryshme ne na lidhë lufta, interesat partiake nuk na ndajnë”, tha ai.

Anton Quni dhe Rrustem Berisha kanë qenë kolegë edhe në Brigadën 138 në luftën e fundit në Kosovë.

Qeveria Kurti është miratuar më 3 shkurt, partner të koalicionit Kurti do të ketë LDK-në me të cilën janë dakorduar që të kenë 15 ministri, ku 5 nga to do të udhëhiqen nga gratë.