Bota

Turqi, orteku godet ekipet e shpëtimit që kërkonin 2 persona

Zv.kryetari i bashkisë dhe guvernetori i qytetit Van në Turqi, Mehmet Emin Bilmez deklaroi se një ortek ka goditur edhe ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët po kërkonin 2 persona në një furgon të bllokuar nën ortek në rajonin Bahçesaray, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Bilmez rikujtoi se në ortekun që ndodhi dje 33 kilometra nga rruga tokësore Van-Bahçesaray humbën jetën 5 persona ndërsa u shpëtuan 7 të tjerë që kishin mbetur në një makineri pune dhe një furgon pasi u goditën nga një ortek.

Ai tha se në rajonin në fjalë u vlerësua se kishin mbetur 2 persona dhe ekipet po kryenin punime në këtë drejtim. “Ekipet e AFAD-it, UMKE-s dhe ekipet tjera që po kryenin punimet e kërkimit të rifilluara mëngjesin e sotëm u goditën nga orteku. Kanë filluar punimet për shpëtimin e tyre”, tha Bilmez.

Sipas tij, në rajon janë dërguar ekipe të shumta përforcuese.