Anglezët u pritën si mbretër, Majlinda nuk e përjetoi një gjë të tillë – Reagon Driton Kuka
Kombëtarja e Anglisë zbarkoi mbrëmë në Prishtinë, derisa pritja që iu bë atyre shkaktoi bujë të madhe në opinion
Dikujt po i pëlqen mënyra se si i pritëm e dikujt jo, vajzat që dolën në fotografi me futbollistë anglezë morën edhe kritika.
Dhe pas kësaj pritje madhështore, u kujtua Majlinda Kelmendi, kampionia Olimpike, e cila pavarësisht se mori medalje të shumta, asnjëherë nuk u prit si duhet.
Në rrjetet sociale kosovarët kanë bërë krahasime të pritjes së anglezëve me atë të Majlindës Kelmendi, kur kishte fituar një medalje të artë.
Ndërsa, sot ka reaguar me anë të një postimi në Facebook edhe Driton Kuka, i cili thotë se Federatat në Kosovë janë në kolaps në tre muajt e fundit dhe se askush nuk flet për një gjë të tillë.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Krejt Kosova po vlon në prag të ndeshjes me Anglinë …
Spektakël i madh për vendin tonë me pas mysafir një ekip Kulminant nga një vend mik!
Mikpritja tregon virtytet tona si popull dhe kjo shpresoj të ruhet gjithmonë.
Por në fushë dhashtē Zoti 5 copa Anglisë ?
E si gjithmonë sporti po i jep energji vendit tonë por Sporti gjegjësisht federatat janë mbet pa asnjë financim dhe tremujorshi i fundit i vitit federatat i ka mbështet për muri me ja qit çelsin e me i ndal aktivitetet krejt!!
E federatat kanë zgjedh rrugën ma të keqe që vetëm nëpër kafe ti shprehin shqetësimet eventualisht me ndonjë e mail duke mos ngrit zanin për gjendjen alarmante.
Komiteti Olimpik bashkë me federatat një takim urgjent për këtë çështje!!
Kosovë suksese sonte na bëni krenar me lojë e përkushtim ashtu siç sportistët po e bajnë ma së miri për shtetin tonë të ri e Kombin tonë Shqiptar