Bota

Angela Merkel dridhet për herë të tretë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, për herë të tretë sot për një kohë të shkurtër, është dridhur përsëri.

Sot është dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Antti Rinne.

Trupi i Merkelit dridhej ndërsa qëndroi me Rinne gjatë nderimeve ushtarake në mbërritjen e tij.

Kancelarja gjermane nuk ishte mirë më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.

VIDEO: https://youtu.be/TzaHcms7CaQ