Andin Hoti: Albulena Haxhiu veç një grejzë që bën ‘zhhhhh’
Andin Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë për Albulena Haxhiun nga Vetëvendosja, se përveç që ka bërtitur në Kuvend, nuk ka bërë gjë më të mençur, duke thënë se ishte veç një grejzë që bënë “zhhhhh”
Hoti ka thënë se sa herë që e ka marrë fjalën për një çështje në Kuvend, e ka bërë për të kundërshtuar dhe veç me bërtitë.
”A e di çka mbaj në mend prej Albulena Haxhiut si deputete në Kuvend. Vec një zhurmë zhhhhh, si grejzë. Sen se dëgjoj, veçse kundërshtime në çdo gjë që del’’, tha Hoti në Frontal.
‘’E vetmja që më ka ndërpre pa asnjë arsye, vec me bërtit’’, përfundoi ai.
Kujtojmë që Andin Hoti dhe Albulena Haxhiu janë përsëri kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit./