Ancelotti arrin akord me Brazilin, në verë largohet nga Madridi
Nuk ka më dilema, rrugëtimi i Carlo Ancelottit në Madrid ka marrë fund dhe italiani do të largohet në verë. Jo vetëm kaq, por ai ka arritur akordin paraprak me kombëtaren e Brazilit, për ta udhëhequr atë drejt Kupës së Botës.
Federata braziliane nuk ka bërë asnjë reagim, por thuhet se akordi është arritur, dhe mbetet çështje kohe konfirmimi i Ancelottit si trajner i 5 herë kampionëve të botës, të cilët kërkojnë sërish lavdinë.
Tratativat mes trajnerit dhe drejtuesve të federatës atje kanë vijuar për më tepër se 2 vjet, e duket se ky është momenti i duhur për të hedhur hapin final. Nuk bëhen të ditura detajet e kontratës si kohëzgjatja apo paga, por kjo pak rëndësi ka, pasi tifozët janë entuziazmuar nga ky lajm. Ancelotti shihet si profili i duhur për të drejtuar samban, me një eksperiencë të gjatë në trajnim, por dhe trofe të fituar, ndërsa ka drejtuar ekipe si Real Madrid, Bayern, Milan, Chelsea, Juventus apo PSG./Periskopi/