Analisti serb: Protestat në Beograd në një fazë të dytë, vështirë të kontrollueshme
Në Beograd po vazhdojnë protestat në rrugë, të nisura nga mesdita me bllokimin e Kryesisë së Serbisë, prej ku kryetari serb Aleksandar Vucic duhej t’i drejtohej publikut, pasi mbrëmë një grup protestuesish kishin hyrë me dhunë në ndërtesën e televizionit shtetëror serb RTS, transmeton Ministria Lajmeve.
Protestuesit, të cilët e kanë lëshuar ndërtesën e Kryesisë dhe Vucic ka dalë prej aty, janë drejtuar kah një stacion policore në rrugën e Despotit Stefan, ku thuhet të jenë arretsuar disa nga demonstruesit e mbrëmshëm. Mediet e Beogradit njoftojnë se aty ka ndodhur një konflikt i qytetarëve me policinë, por pas ftesës së organizatorëve të protestës, situata është qetësuar pas disa minutash.
Lideri i lëvizjes ‘Dveri’, duke iu drejtuar qytetarëve nga kamioni para stacionit policor, ka dhënë ultimatum të që të arrestaurit të lirohen më së largu deri nesër në ora 15, në të kundërtën “tubohemi nga tërë Beogradi, nga tërë Serbia, dhe fundi i tyre është afër, ata janë e kaluara”.