Amir Rrahmani kundër shkarkimit të Kurtit: Ra fjala e popullit
Kapiteni i Kombëtares se Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku është kundër shkarkimit të Albin Kurtit
Në një postim në InstaStory, Amir Rrahmani ka reaguar para gjysmë ore e ku postimin e tij e ka shoqëruar me një fotografi ku janë Hasan Prishtina, Fan Noli dhe në fund Albin Kurti.
“Asnjëherë nuk jam marr me politikë, por në një situatë pandemike të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do të kërkojnë votën prapë, është e pakuptueshme”, ka shkruar Rrahmani.
Edhe sa duhet te presim që Kosova të bëhet një shtet europian? Si çdo kosovar, edhe unë dua që shteti i imë të përparoj, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe unë dua të kthehem dhe të jetoj aty. Është vendi i ynë. E DUA”.
Krejt në fund Amiri ka shkruar edhe një porosi për rënien e qeverisë.
“Njeriu që ka marrë vota nga populli më së shumti në 15 vitet e fundit, bie. Bie edhe fjala e popullit”. /