Bota

Amerikanët vrasin gjeneralin iranian Qasem Sulejmani

Sipas televizionit irakian, nga nje sulm me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Bagadit ka mbetur i vrarë gjenerali Kasem Sulejmani, komandant i forcave elitë të Iranit.

Tre raketa Katjusha ranë në Aeroport, njoftoi të premten në mëngjes ushtria e Irakut.

Sulejmani ishte komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit.

Forcat shiite të mobilizimit popullor thanë në një postim në Facebook se ky ishtë një “bombardim prej frikacakësh nga ana e SHBA.”

Është e paqartë se kush e ndërmori sulmin.

Raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur dy automjete dhe duke plagosur disa njerëz, tha ushtria irakiane në një deklaratë. Ndërkaq, burimet mjekësore dhe policore thanë se të paktën një person u vra dhe nëntë u plagosën.

Pjestarë të grupeve paraushtarake të Irakut të mbështetura nga Irani sulmuan ambasadën e SHBA në Bagdad të martën pas goditjeve ajrore amerikane të dielën kundër bazave të milicisë Kataeb Hezbollah në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa që vranë një kontraktues amerikan në Irakun e veriut javën e kaluar.

Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është rritur në rajon dhe lidhet me sanksionet ekonomike të SHBA që dëmtojnë ekonominë iraniane.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve të milicisë dhe bazave ushtarake që strehojnë forcat amerikane.

Biografia e Qasem Soleimani

Brigada Quuds apo “Mbrojtësit e Jerusalemit” që drejtohen nga gjenerali Qasem Soleimani i ka bërë “Pasdaran”-ët mjaft të famshme në median botërore.

Gjatë konfliktit sirian, presidenti rus Vladimir Putin nuk kryente asnjë veprim pa u takuar dhe konsultuar me gjeneralin Qasem Soleimani(Qazim Sulejmani), i cili shikohet sot si një nga njerëzit më influentë në Lindjen e Mesme.

Izraeli e ka vënë tek njerëzit kryesorë në kërkim, ndërkohë që SHBA e konsideron si terrorist. Rojet Revolucionale me konfliktet e fundit në Siri, Jemen e Bahrein, morën namin si një grup më shumë i njëanshëm dhe mercenarë, duke prishur ekuilibrat politikë në Iran.