Ambasadori serb në Bullgari: Qytetari i Serbisë nga Presheva në gjendje të mirë shëndetësore
Ambasadori i Serbisë në Bullgari Zheljko Joviq tha për RTS se shtetasi i lënduar i Serbisë nga Presheva ndodhet në spitalin e Sofjes dhe është në gjendje të mirë.
Siç është planifikuar, ambasadori do të vizitojë të lënduarin Lulzim Sulejmani në orën 15:00.
“Meqenëse më lejuan ta vizitojë, mendoj se gjendja e tij nuk është e vështirë. Ai nuk është as në shok-dhomë dhe as në terapi intensive dhe mendoj se do të mund t’i bashkohet të afërmve të tij shumë shpejt të cilët për momentin kanë më së shumti brenga për të”, tha Joviq.