Lajme

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi gabon nëse mendon që Rusia nuk ka kohë për Kosovën

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, ka thënë se pretendimet se Rusia aktualisht nuk ka kohë të merret me Kosovën janë krejtësisht të rreme.

“Dëshiroj të theksoj se ka pretendime krejtësisht të pasakta se Rusia nuk ka kohë për Kosovën tani. Pikërisht në bazë të kësaj premise të rreme Perëndimi e përkeqësoi situatën”, deklaroi Bocan Kharchenko, përcjell Insajderi.

Ai theksoi se Perëndimi beson se nëse Rusia ka shqetësime të tjera përveç Kosovës, është e mundur të bëhet presion shtesë ndaj Beogradit për ta njohur shpejt pavarësinë e Kosovës.

“Një pikëpamje e tillë është një keqkuptim serioz, sepse në këtë situatë ne qëndrojmë së bashku me mikun tonë Serbinë”, është shprehur ambasadori rus.

Ai shtoi se Rusia ia ka përcjellë këtë mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se ai e di se ka mbështetjen e Moskës.