Ambasadori italian Nicola Orlando nderon memorialin e Jasharajve
Ambasadori italian në Kosovë Nicola Orlando, i është bashkuar shembullit të sotëm të Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, duke bërë nderime në memorialin e Jasharajve në Prekaz.
“Për të kujtuar ndërhyrjen humanitare që çoi drejt pavarësisë. Italia ishte në krah të kosovarëve në vitin 1999. Ne vazhdojmë të mbështesim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të saj për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik”, ka shkruar ambasadori italian në Kosovë