Lajme

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë është kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka folur sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më në fund në praninë tuaj, Kurti, unë nuk mund të përmbahem pa e trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme. Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t’iu komplimentoja për këtë”, tha ai.

Ai mori pjesë në Festivalin Multikulturor të organizuar nga Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, derisa tha se papunësia është murtajë për qytetarët e vendit, përcjell albinfo.ch.