Lajme

Ambasadori i BE-së në Beograd Sem Fabrici vizitë Shaip Kamberit

Ambasadori i Delegacionit Europian në Beograd, Sem Fabrici, gjatë ditës së sotme po viziton Komunën e Bujanocit, ku zhvilloi takim me kryetarin Shaip Kamberi. Ambasadori Sem Fabrici, fillimisht është pritur në takim nga kryetari Shaip Kamberi, ku kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë gjendjen politike në rajon, krahas bisedimeve Prishtinë – Beograd. Gjithashtu në takim është biseduar edhe për mundësitë që Komuna e Bujanocit mundë të përfitoj nga grantet e ndryshme të Delegacionit Europian përmes programeve të ndryshme për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor. Gjatë ditës, Ambasadori Sem Fabrici, do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjeve të subvencioneve për bizneset e vogla të financuara nga program EU PRO.