Ambasadori gjerman uron Vjosa Osmanin: “Ju merrni një përgjegjësi të madhe”
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në Twitter ka uruar Vjosa Osmanin pasi mori postin e kryeparlamentares.
Ambasadori Heldt ka thënë se Vjosa Osmani ka marrë një përgjigjësi të madhe pasi Kuvendi është institucioni më i lartë politik.
Postimi i plotë i Christian Heldt:
Urime tani drejtueses së parë femër të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Ju tani merrni një përgjegjësi të madhe, pasi në çdo demokraci parlamentare Kuvendi është institucioni më i larë politik që shprehë vullnetin e njerëzve. Paq fat