Ambasadori francez në Serbi viziton Bujanocin, pritet nga kryetari Arifi
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi gjatë ditës së sotme e ka pritur Ambasadorin francez në Serb Pierre Cochard, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë, politike dhe ekonomike në Serbi, përktëisht në Luginë të Preshevës,
Pas takimit, Arifi ka deklaruar se “e ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet në Bujanoc, si dhe me problemet që hasin qytetarët tanë si rezultat i diskriminimit nga ana e qeverisë në arsim, punësim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik”
Kryetari Nagip Arifi gjithashtu Ambasadorit i ka përmenda faktin që edhe pas shumë marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinës dhe Beogradit, si ajo e njohjes së diplomave, nuk kanë filluar akoma së implementuari.
“Kërkova nga ambasadori që ta njoftojë edhe emisarin francez nga “pesëshja e madhe” që do të vizitojnë Beogradin së shpejti, të bëjë presion për fillimin e nostrifikimit të diplomave dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes së arritur Prishtinë – Beograd, si dhe të ndikojë në ndalimin e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të Luginës” ka përfunduar Arifi