Lajme

Ambasadori amerikan mesazh të fortë Serbisë: Shqiptarët e Kosovës nuk do të jenë kurrë nën sundimin e Serbisë

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Skott, ka thënë se çështja e Kosovës është një prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Washingtonit dhe Beogradit.

Derisa ka folur për këtë temë, Skott ka rikujtuar atë që regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka bërë gjatë viteve të ’90-ta kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë, dhe vendimin e NATO-s për të larguar ushtrinë serbe nga Kosova.

Teksa ka renditur ndodhitë historike, ambasadori amerikan ka treguar se si pastaj SHBA-ja ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke i rikujtuar kështu serbëve që Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë.

‘Më pas kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Në Serbi nuk pajtohen shumica, por unë jam i bindur që Serbia popullsia shqiptare e Kosovës kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, ka thënë Skott para gazetarëve, teksa kishte participuar në një konferencë shkencore ndërkombëtare “ Marrëdhëniet Serbo-Amerikane”, shkruan Tanjug.

Përveç kësaj, Skott ka folur edhe për rëndësinë e gjetjes së një zgjidhje, duke shtuar se SHBA-ja mbështet procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që drejtohet nga Bashkimi Evropian.

Skott thotë që Shtetet e Bashkuar çdo të jetën shumë aktive në procesin e gjetjes së një zgjidhje, dhe se presin nga qeveria e ardhshme e Kosovës që të heq taksën ndaj produkteve Serbe në shërbim të progresit në negociatat për të arritur një “kompromis të vështirë”.

“Së fundi, Sekretari i Shtetit ka emëruar si Përfaqësues Special, Matthew Palmer, i cili do të involvohet në proces. Shpresoj që pas zgjedhjeve në Kosovës, qeveria që do të vij, do të jetë gati për progres në negociata dhe do të pezullojë taksën, në mënyrë që të mund të lëvizim përpara për të gjetur një kompromis të vështirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Skott.

Ambasadori amerikan ka thënë se vendimi i Sekretarit të Shtetit për të emëruar një Përfaqësues Special tregon synimin amerikan për t’u koncentruar në çështjen e dialogut.

“Shpresojmë që pas zgjedhjeve në Kosovë, ne do të kthehemi shpejtë në punë për të gjetur një zgjidhje afatgjate, që do t’i kontribuojë paqes në këtë rajon”, ka shtuar tutje. Ndërkohë në Kosovë pritet që të vijë për vizitë, Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.