Lajme

Ambasada amerikane ka një mesazh për politikanët e Kosovës: Lëreni dallimet politike përqëndroheni në nevojat e qytetarëve

Ambasada e Amerikës në Kosovë përmes një komunikate, u ka bërë thirrje liderëve politik të Kosovës që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe së bashku ti ndihmojnë qytetarët në përballimin e gjendjes pandemike që ka përfshirë botën poashtu edhe Kosovën, njofton KP.

Tutje komunikata citron edhe deklaratën e presidenti Trup, ku ndër të tjera thotë “të bëhemi bashkë të ndihmojnë me dashuri qytetarët të sëmurët që ta kalojme këtë sfide për një të ardhme të arritur për të gjithë”.

Komunikata e plotë:

Siç tha Presidenti Trump kohët e fundit, “Ne në këtë situatë jemi të gjithë së bashku. Ne duhet ta lëmë politikën mënjanë, të ndalojmë partizanët dhe të bashkohemi së bashku si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë mbetet më e ndritshme nga çdokush mund ta imagjinojë. Duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata që kanë nevojë, do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më të fortë dhe më të unifikuar se kurrë më parë.” u shpreh ai.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve në vend dhe në rajon që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin është përgjigjja e kësaj sfide./KosovaPost