Teknologji

Amazon ia ndalon policisë amerikane përdorimin e softuerit për identifikim të fytyrës

Si revoltë pas vrasjes së George Floydit në SHBA, gjiganti i teknologjisë Amazon ia ka ndaluar policisë amerikane ta përdorë softuerin për identifikim të fytyrës, për një vit.

Ky njoftim ka ardhur pasi mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth paragjykimeve të mundshme racore në teknologjinë e vëzhgimit.

Teknologjia e identifikimit të fytyrës është kritikuar, pasi disa studime kanë treguar se shumica e alegoritmave kanë më shumë mundësi që gabimisht të identifikojnë njerëzit me ngjyrë dhe minoritetet tjera, në krahasim me personat e racës së bardhë, njofton Reuters.

Vendimi është rezultat i presionit të bërë ndaj tyre, për t’u përgjigjur pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, nga katër policë.

Amazon tha se pezullimi i përdorimit të softuerit “Rekognition”, për zyrtarët e zbatimit të ligjit, është mundësi për ligjvënësit amerikanë që të miratojnë projektligje, të cilat rregullojnë mënyrën se si përdoret teknologjia, porse ka thënë se do të vazhdojë t’iu lejojë organizatave që merren me rastet e trafikimit njerëzor.