Shqipëri

Alpinisti i njohur shqiptar refuzon publikisht Edi Ramën

Alpinisti shqiptar Flori Haçkaj e ka refuzuar publikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Alpinisti që arriti të ngjisë majën e Everestit i është përgjigjur me një postim në rrjetin social ftesës që ardhur nga ambasada shqiptare në Bernë të Zvicrës, e cila e kishte ftuar për të ardhur në Shqipëri për samitin e diasporës.

Në postimin e tij, Haçkaj thotë se arsyeja e refuzimit është e thjeshtë, ai s’mund të bëhet pjesë e fasadës së pushtetit që po keqqeveris vendin.

STATUSI:

Pas samitit te pare te diaspores, i cili ishte “shume i suksesshem” ne biznesin dhe lidhjet e gjeneruara midis shqiptareve neper bote…lideri suprem, vendos te mbaje samitin te dyte.

Me nje shqipe te kulluar dhe nje ftese pa date, i madhi na fton ne “kuvendin e madh te Lezhes te 2019”. Shpresoj qe autografet e tij ne librin Kurban si dhe ndonje pikture e te madhit te jene pjese thlebesore e samitit.

Pertej shakave, falenderoj ambasaden shqiptare ne Berne qe me ftoi, por per shkak te keqqeverisjes me duhet te bojkotoj kete mbledhje te dyte.

Nuk pranoj te behem pjese e fasades se qeverise, qe deshiron ta shese kete takim si nje perjekje e saj ne bashkimin e shqiptareve si dhe ta perdore kete takim per te gjeneruar fonde pa fund, ne pergatitjen e samitit, ku dihet qe perfituesit do jene disa njerez te afert te qeverise me reklamat, biletat e transportin ne pergjithesi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat qe perfitoi te dhenat e te gjitheve pjesemarresve te samitit te pare dhe i perdori ato per interes personal, nderkohe qe samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesemarresit moren pjese me kostot e tyre.

Neveri per kete qasje kaq te padrejte ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe diaspores ne veçanti.