FutbollSporti

Barcelona kalon në gjysmëfinale duke e “shkatrruar” Sevillën

Barcelona e kishte humbur ndeshje e parë me rezultat 2-0, por në të dytën arriti të fitojë 6-1, duke kaluar në gjysmëfinale.

Ndeshja nisi mirë për Barcelonë që fitoi penallti në minutën e 13-të, e që në gol e ktheu Coutinho për 1-0.

Edhe Sevilla kishte penallti, por Banega gaboi nga pika e bardhë.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 me golin e Rakitic.

Barcelona e nisi mirë edhe pjesë e dytë duke shënuar dy herë brenda dy minutash.

Coutninho (53’) dhe Sergio Roberto (54’) ia siguruan pothuajse Barcelonës kualifikimin.

Arana e hapi ndeshjen (4-1), por Suarez reagoi duke shënuar për 5-1.

Ndeshja nuk do të kishte kuptim, po të mos shënonte Lionel Messi, që e gjeti rrjetën në minutën e 92-të.

)Me rezultat të përgjithshëm 6-3, Barcelona kalon në gjysmëfinale.