Aliu ngjarja e sotme e tetnativës së largimit të flamurit kombëtar është diskriminim
Kryetari i OVL UCPMB-së Nazmi Hajredini pasi kishte gazmend familjar, siç e do tradita e shqiptarëve, në hyrje të shtëpisë kishte vendosur flamurin kombëtar. Ky veprim si duket i ka penguar policisë pasi që ata kanë shkuar në shtëpinë e Hajredinit ku kanë kërkuar largimin e flamurit nga dyert e shtëpisë. E për këtë ngjarje ka reaguar zëvendes kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu.
Aliu nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar është shprehur se ngjarja e ditës sotme në Preshevë e tentativës së largimit të flamurit kombëtar nga shtëpia e private në ditë ahengu familjarë ishte i panevojshëm dhe në kundër të drejtave themelore të njeriut.
Tutje ai ka shkruar se çdo lloj tentative në pengimin e shprehjes së përkatësisë kombëtare llogaritet si diskriminim edhe me vet kushtetutën e këtij shteti.
Aliu mes tjerash ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë, nga deputetët në Parlamentin Republikan të Serbisë, nga këshilltarët e kuvendeve komunale si dhe nga ekzekutivi i pushteteve lokale, nën monitorim dhe këshillim nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, përfundimisht të punojnë në përpilimin e një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e këtyre çështjeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Reagimi i plotë :
Ngjarja e sotit në Preshevë, e tentativës së largimit të flamurit kombëtar shqiptarë nga shtëpia private në ditë ahengu familjarë, edhe pse u izolua dhe doli pa sukses nuk reflekton pozitivitet. Reagimet e këtilla të policisë janë të panevojshme, të padobishme dhe në dëm të zhvillimit dhe sigurimit të të drejtave themelore të njeriut, janë në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe hap mbrapa në plotësimin e kapitujve negociues 23 dhe 26. Kapituj këta që janë të vendosur si përcaktim strategjik i avancimit të kornizës institucionale dhe ligjore në fushën e të drejtave dhe lirive bazë të pakicave.
Çdo lloj tentative në pengimin e shprehjes së përkatësisë kombëtare llogaritet si diskriminim edhe me vet kushtetutën e këtij shteti.
Andaj, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së përdorimit të lirë të simboleve kombëtare në institucione, përdorimi i flamurit në prona private nuk duhet të llogaritet si provokim, dhe reagimet duhet të evitohen.
Lus të gjith qytetarët e Luginës së Preshevës që të shmangin situatat e palakmueshme, sidomos në këtë kohë të pandemisë, ndërsa pres dhe apeloj që Këshilli Kombëtar Shqiptarë, deputetët në Parlamentin Republikan së bashku me këshilltarët e kuvendeve komunale si dhe me ekzekutivin e pushteteve lokale, nën monitorim dhe këshillim nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, përfundimisht të punojnë në përpilimin e një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Armend Aliu
Zëvendës Kryetar i Komunës së Preshevës