Aliu i reagon ashpër Veselit për Thaçin: Disa nuk ka pasur si t’i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin “larg vijave të frontit”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se presidentin Hashim Thaçi s’ka mundur ta ndalte Serbia e lërë më Xhelal Sveçla.
Aliu ka thënë se Serbia s’ka mundur t’i ndalë shumë shqiptarë, por thotë se disa të tjerë s’ka pasur si t’i ndalë meqë kanë qendruar “larg vijave të frontit”
“Krahasimi i Xhelal Sveçlës, ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me Serbinë, nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, flet shumë për z. Veseli dhe rehabilitimin që Presidenti Thaçi ia kanë bërë Serbisë sistematikisht tash e 20 vjet.
I gjithë ky debat ishte ndezur pas vizitës së Thaçit në Shqipëri. Sipas Xhelal Sveçlës dyshohej se Thaçi e kishte sjellur Pacollin brenda në Kosovë dhe kishte thënë se nëse vërtetohet se kanë pasur kontakt atëherë edhe Thaçi duhet të karantinohet.