Lajme

Aliu dhe Pajaziti urojnë Arben Gashin për detyren e re të LDK-së

Gjatë ditës së sotme zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu dhe kryetari degës së APN’së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti takuan deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për t’i uruar detyrën tashmë të re si kryetar i grupit parlamentar të LDK’së Arben Gashin, transmeton Ministrialajmeve.com

Aliu përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se be z.Gashi do të vazhdojmë bashkupinimin për një zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe shtoi se z.Gashi si shef i grupit parlamentar nga radhët e LDK-së do të jetë zë i fuqishëm në kuvendin e Kosovëd për shqiptarët e Luginës.

Postimi i plotë i z.Aliu:

Sot, bashkë me kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc, z. Arbër Pajazitin, takuam mikun tim, z. Arben Gashi për t’i uruar detyrën e re si kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.

U dakorduam që të vazhdojmë kontaktet, që bashkarisht të punojmë në krijimin e një strategjie për zgjidhjen efikase dhe të qëndrueshme të problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, strategji e cila do të avokohet nga kryetari i grupës parlamentare të LDK-së, si një zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës.