Magazina

Algoritmat e Kreshnikut mahnitin botën inovative

Gjilan – Nuk kishte ëndërruar e as menduar ndonjëherë se do ta braktiste vendlindjen e tij, mirëpo hulumtimi dhe eksplorimi e veçmas dëshira e madhe për sfida të reja si dhe interesim e thellimi më i thellë njohurive të reja rreth teknologjisë informative kanë ndikuar që Kreshnik Ahmeti ta lë vendin e tij dhe t’ja ther për Amerikë. Sot, ky djalosh simpatik ka arritë rezultate të larta në Amerikë, por edhe jashtë saj, qoftë shkencore, profesionale, por edhe materiale, falë talentit, punës, përkushtimit dhe seriozitetit të madh për punë. Me krijimin e algoritmave të tij, Kreshniku po e mahnit botën inovative.

“Që në vitin të parë të shkollës së mesme pata filluar të punojë me organizata ndërkombëtare në Kosovë, e krahas saj pata hapur edhe një kompani time të programimit ne.net, por gjithnjë isha në kërkim të sfidës tjetër të radhës”, tregon hapat e parë të suksesit të tij, Kreshniku, dukë dëshmuar që në moshën re talentë për teknologjinë informative, teksa shpalos pos tjerash edhe kohën e lirë, që e kalonte në atë kohë duke lexuar libra, programonte, dizanonte sisteme digjitale e tjera.

Një ditë prej ditës pohon Kreshniku, vëllau i madh i tij(Kushtrimi), i cili atëbotë punonte për policinë amerikane në Kosovë ia sjëll një dhuratë, një libër rreth 2300 faqe me cdo program universitar në ShBA.

“Fillova të hulumtoj kurrikulumin dhe në shumicën e tyre e pash një sfidë tjetër. Aty morra vendimin të shkoj në shkollë në Amerikë, përmes exchange student program dhe që në vitin e ardhshëm u transferova në ShBA, ku edhe mbarova shkollën e mesme, pastaj Universiteti Texasit më dhuroj bursë në bazë të meritave akademike”, tregon Kreshniku fillimin e shkollimit të tij tashmë në Amerikë, e që sipas tij, të gjithat sfidat tjera janë histori.
“Unë kur shkova në universitet me qëllim që të studioj inxhinjeringun, aty e pash fushën e inxhinierisë së bio mjekësisë. Aty fillova të mendoj cili do të ishte impakti im në jetë. Mendova punën që e kam bërë në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar/Kryqin e Kuq Finlandez në Spitalin e Gjilanit dhe rëndësia e teknologjisë në ruajtjen e jetës së njeriut. Lexova disa libra lidhur me punën që mund ta bëja dhe vendosa të studioj këtë fushë. Ka qenë vendim i vështirë, pasi që në moshën 18 vjeçare, një moshë jo tamam e pjekur për të marrë vendime të rëndësishme dhe jetësore, por megjithatë sot ndihem i lumtur për këtë vendim”, ka thënë mes tjerash, Kreshniku.

Kush është Kreshnik Ahmeti?

Kreshniku ka studiuar në Drejtimin e Inxhinierisë Biomjeksore ( Biomedical Engineering ) në Universitetin e Teksasit Southëestern Medical Center në Dallas dhe University of Texas Arlington. Institucion ku bëhen kërkimet shkencore të avancuara, apo më mirë me thënë fjala e fundit e teknikës, ku 6 profesorë janë laureatë të çmimit Nobel në mjekësi. Si student i këtij universiteti , Kreshniku u zgjodh në mesin e pak studentëve që të punoi si asistent. Si student i dalluar me nota të larta, Kreshniku , kishte marrë bursa që mbështetën shkollimin e tij. Kreshniku bëri master në 9 muaj, ku publikoj temën e magjistraturës “in-vitro characterization of PLGA nanoparticles” ku u shpall punimi i dyte për inovacion dhe kreativitet. Pas diplomimit me vlerësimet më të larta ( high honors ) Kreshniku u pranua në punë në Northwestern University Feinberg School of Medicine ne Chicago ( që është në mesin e 10 qendrave mjekësore më të mira në SHBA). Gjate kësaj kohe, ai ka punuar kryesisht në hulumtime në bioinformatikë, biostatistikë dhe gjenomikë në fushën e Neurologjisë. Në Northrestern University Feinberg School of Medicine, Kreshniku drejtoi kërkimet më të reja në bioinformatikë, ku ai kontribuoi me mbi 7 punime shkencore të vlerësuara, të cituara në mbi 330 botime të tjera. Midis tyre, disa nga algoritmet e bioinformatikes e zhvilluara nga Kreshniku kanë çuar në identifikimin e shkaqeve të sëmundjes Parkinson, sklerozës amiloide laterale, sklerozës së shumëfishtë, sëmundjes së Alzheimerit. Puna e Kreshnikut është paraqitur në revistën shkencore “Nature”, me tirazhe dhe kritere më të larta (me pak se 1% e studimeve te paraqitura pranohen për publikim).

Kreshniku u Çertifikua në biostatistikë në Universitetin Rockefeller në Nju Jork, nën mbikqyrjen e mjeshtrave te biostatistikes, si dhe vazhdoj studimet master në prective analytics në Universitetin Northrestern. Gjatë 4 viteve të fundit, Kreshniku ka qenë pjesë e ekipit menaxhues në Accenture, ku ai drejton ekipet që punojnë në aplikimin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor, bioteknologji dhe farmaceutike, duke punuar në teknologjitë më të fundit. Ndërsa në Accenture, inovacionet e Kreshnikut janë patentuar në SHBA, Britani të Madhe dhe Japoni. Algoritmi i tij në “Menaxhimin e shpenzimeve në kujdesin shëndetësor” është zbatuar nga kompanitë më të mëdha të kujdesit shëndetësor në botë. Përveç kësaj, Kreshnik vazhdon të bashkëpunojë me Massachusetts Institute of Technology, Neë York Institute of Technology, dhe Northëestern University në Chicago.

Kreshniku tregon se në Universitetin e veçantë të Njujorkut, i krijuar më 1901, maksimumi që ka pas ndonjëherë ky institucion ka qenë 175 studentë, edhe atë, ky universitet i pranon vetëm studentë me doktoratura. Teksa shton Kreshniku se në këtë tempull të diturisë dhe inovacionit ka përfunduar specializimin në programin e biostatikës nga Jurg Ott, zvicran,i cili njihet në botë se e ka krijuar këtë fushë dhe konsiderohet gjyshi i biostatistikes.

Kreshniku, jo vetëm modest, por edhe shumë i matur tregon se algoritmet janë formula matematikore, që përdoren për të dhënat, që zhvillohen në fushën e mjekësisë, kanë rëndësi të madhe pasi ato kryejnë role të ndryshme si per shembull, ndihmojnë në programimin e barnave që kur administrohen në trupin e njeriut, janë të kontrolluara, gjatë operacioneve u ndihmojnë mjekëve, duke i këshilluar në hapat që duhet të merren, apo të administratorëve në spital, që ju ndihmon të gjejnë dhomat ku ti vendosin pacientët, matja e shtypjes së gjakut përmes orëve apo telefonave, e kështu me radhë…

Të rinjtë kosovar gjithnjë e më shpesh në faqet e shtypit botëror

Kur flasim për të rinjët kosovar, potencon Kreshniku, duhet pas parasysh shumë aspekte dhe faktorë të ndryshëm
“Së pari të rinjët kosovar që janë dhe kanë qenë në Kosovë kanë punuar dhe kanë të arritura të larta dhe këtë mund ta argumentojë me vizitën time të fundit në Kosovë, ku pata kënaqësinë të takojë disa studentë të Universitetit publik të Prishtinës, ku pasioni i tyre ishte me i apliku gjërat më të reja në Kosovë dhe se idetë e tyre janë për ndryshime të mëdha’, shprehet Kreshniku, duke vë në pah edhe një takim të tij, me pronarët e katër kompanive që vazhdimisht bëjnë biznes me ShBA-të, Mbretërinë e Bashkuar e etj. Këto lidhje sipas Kreshnikut nuk janë lehtë të vendosen edhe për ata persona që jetojnë po në ato vende, e mos të flasim për Kosovën. Sepse, sqaron Kreshniku, për një kompani që lidh kontratë me një vend tjetër, duhet të ketë besim të plotë, që kompania e caktuar e kryen punën me të njëjtin kualitet sikur ajo në vendet perëndimore. Mirëpo në këtë drejtim, shprehet optimistë Kreshniku, se disa të rinj kosovar po kanë ndikim nëpër kompani të ndryshme botërore, duke dëshmuar seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm në punë, e madje po nxjerrin edhe produkte kualitative.

Një shembull tjetër e potencon Kreshniku është sporti kosovar, impakti që po e bën nëpër botë. Ai ende e mban në kujtesë dhe nuk e harron dot rastin, kur në Kalifornia, në një revistë amerikane që distribuohet në gjithë botën, tshef në faqen e parë të kësaj reviste Majlinda Kelmendi, xhudistja kosovare, e cila jeton në Kosovë, mirëpo ndikimi i saj po ndihet në gjithë skajet e botes. Pastaj edhe në anën shkencore, shpesh herë hasi artikuj të ndryshme të publikuar në Universitetin e Prishtinës, ndoshta nuk janë aq shumë me impakt, sikur një artikul i publikuar në ShBA, po vetë fakti që kosovarët t mundohen ta ndërrojnë status-quo, tregon për karakterin e tyre të lartë. Sipas Kreshnikut janë edhe shumë futbollistë që kanë lindur, rritur dhe janë edukuar në Kosovë, mirëpo sukseset po i arrijnë në klube të ndryshme botërore. Këto shembuj tregojnë që migrimi nuk është alternativa e vetme, sepse siç po shihet shumica e të rinjëve i tejkalojnë çdo peripeti për të arritur drejt suksesit. Duke e ditur dhe marrë për bazë kohën e luftës dhe kohën e tranzicionit, unë mendoj, pohon Kreshniku se Kosovën e shoh si një vend në Ballkan, që shumë shpejt është duke u zhvilluar, veçmas në aspektin e diturisë, derisa meritat për arritjet e tij, thotë ai i takojnë prindërve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit gjilanas e kosovar. Ndryshe, Kreshnik Ahmeti është nga Gjilani dhe rrjedh nga një familje intelektuale e atdhetare, derisa tetëvjeçaren e kishte mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm në Gjilan, në shkollën fillore “Selami Hallaçi”.