Bota

Aleanca vendimtare: Ja si e mundi opozita Erdoğanin në Ankara e Stamboll

Me vite Erdoğani ka qenë i pathyeshëm, por opozita këtë herë e ka gjteur recetën se si mund të fitojë në zgjedhjet lokale në dy metropolet më të mëdha – Ankara e Stamboll, transmeton Ministria Lajmeve.

Fshehtësia e suksesit të opozitës në Ankara e Stamboll është bukur e thjeshtë, dhe për këtë është folur me javë para zgjedhjeve lokale.

Partia AK e Erdoğanit sërish ka fituar praktikisht numër të njëjtë të votave si edhe para katër vitesh, kur bindshëm ka fituar në Ankara e në Stamboll. Por, këtë herë opozita në zgjedhje ka dalë më unike se kurrë më parë, dhe me këtë rast është forcuar me një aleat të ri. Për herë të parë ka ndodhur që partia turke HDP të mos ketë kandidatin e saj për kryetar të bashkisë së Ankarasë e Stambollit. Miliona kirdë jetojnë mu në këto dy qytete të mëdha, dhe ata pa dallim rregullisht kanë votuar për kandidatin e partisë kurde HDP.

Qasja e kurdëve ndaj Erdoğanit dhe partisë së tij AK kanë ndryshuar në mënyrë drastike gjatë disa viteve të fundit për shkak të ngjarjeve të njohura në Siri. Partia kuyçe opozitare në Turqi, CPH (qëndra e majtë) i ka shfrytëzuar marrëdhëniet e këqija të Erdoğanit me kurdët dhe ia ka dalë të përfitojë udhëheqjen e kurdëve që të heqin dorë nga kandidatët e tyre në Ankara e Stamboll, në mënyrë që me forca të përbashkëta ë në fund të mundin kandidatët e partisë AK në pushtet.

Në këtë edhe ia kanë dalë – votuesit tradicionalë të partisë AK nuk ia kanë kthyer shpinën Erdoğanit, por opozita ka fituar një aleat të fuqishëm.

Në qytetet tjera të Turqisë, kur opozita ka garuar e pavarur e ku partia kurde ka pasur kandidatët e saj, kryeisisht ka kremtuar partia e Erdoğanit, madje edhe më bindshëm se katër vite më parë.