ALBIN KURTI SHTROHET NË SPITAL
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të një infeksioni gripal.
Këtë e bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arben Vitija, kryetar i degës së Vetëvendosjes së Prishtinës. Ai ka treguar se Kurti në mëngjesin e sotëm ka patur nj shqetësim shëndetësor.
“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal”, ka njoftuar Vitija.
Ai ka bërë të ditur se “Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”.