Albin Kurti së bashku me aktivistët e LVV-së, sot bënë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit
Aktivistë të shumtë Lëvizjes Vetvendosje, të prirë nga kryetari, Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit, në 3 vjetorit e vdekjes së tij.
Me këtë rast, aktivisti dhe deputeti, Glauk Konjufca tha se Astriti ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i dashur me popullin, i vendosur me qëndrimin e i palëkundur me idealin që e kishte. Duke konstatuar se në dritën e ekspertizës së re Astriti humbi jetën nga një krim, i cili duhet të zbulohet dhe kriminelët duhet të sillen para drejtësi, Konjufca tha se jeta e një individi merr statusin e vet sublim atëherë kur arrin të shndërrohet në një simbol të të mirës së përgjithshme, e Astriti e ka arritur këtë status.
Nga ana e tij, babai i Astritit, Avni Dehari, në emër të familjes falenderoi të pranishmit për ardhjen por edhe mbështetjen e vazhdueshme.
Aktivistët vunë lule mbi varrin e Astritit.
5 nëntor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!