Lajme

Albin Kurti për ngjarjen në veri: Suksesi më i madhë i Policisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës filloi me një minutë heshtje për nder të policit kosovar që mbeti i vrarë në veri, Afrim Bunjaku, raporton GazetaBlic.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëri tha se në sulmin e veriut janë përfshirë individë të saksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale.

“Të dielën është cenuar sovaraniteti shtetror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Me vlerë mbi 5 milionë euro të armatimit ushtarak,është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. Aty janë përfshirë individë të saksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim të institucioneve tona të drejtësisë për vepra penale në Kosovë”, tha Kurti.Kurti tha se ky është suksesi më i madh i Policisë së Kosovës qysh nga shpallja e Pavarësisë.