Lajme

Albin Kurti: Në Kosovë jetohet keq, Qeveria sot është kot!

Ish- kryeministri, Albin Kurti tha se në Kosovë jetohet keq dhe se janë shqetësuese të gjeturat sociale sipas anketës së publikuar së fundi nga ASK.

Lideri i VV-së, deklaroi se rezultatet janë për të ardhurat dhe kushtet e jetesës në Kosovë në vitin 2018, e që sipas tij gjendja mund të jetë përkeqësuar që nga atëherë.

Ai shtoi se mjerimi social nuk është fatkeqësi natyrore dhe se qeveritë para tyre kishin prioritet pasurimin korruptiv për vete dhe liberalizimin e vizave për qytetarët.

“Qeveria sot është kot”, shtoi ai.

“Nevojitet model i ri ekonomik i përqendruar te punësimi dhe mjedisi e i mbrojtur nga drejtësia dhe qeverisja e mirë. Pas zgjedhjeve të reja, nis zgjidhja e këtillë. Mbase zgjedhjet po orvaten t’i vonojnë ca, pikërisht pse të gjitha subjektet ua dinë rezultatin atyre”, ka shkruar ndër të tjera ai.