Bota

Shpërthim i fuqishëm në një anije në Greqi, plagosen 4 persona

Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në anijen “Blue Horizont” në portin e Heraklion të Greqisë për shkaqe ende të paqarta.

Të paktën 4 persona janë plagosur ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu thuhet në informacionet e para që vijnë nga mediat greke.

Të plagosurit janë transportuar me shpejtësi në Spitalin Universitar Herakloin.