Albin Kurti lirohet nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar për dy ditë.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e QKUK-së.
“Zyra për Informim në QKUK njofton se gjendja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është stabile. Konsiliumi i mjekëve në Klinikën Infektive ka vendosur ta lirojë Kurtin për në shtëpi”, thanë në QKUK.
Detaje tjera nuk janë dhënë për gjendjen e Kurtit, i cili qëndroi për dy ditë në Spitalin e Prishtinës