Alarmante: 17 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 17 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19. Ndërkaq janë regjistruar 463 raste të reja.
Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 336 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 198 mijë e 755.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 214 mijë e 676, ndërsa 7 mijë e 528 kanë humbur jetën.
Raste aktive me këtë virus janë 8 mijë e 393.
/AlsatM/