Lajme

Aksidentohet me BMW-në e saj duke dashur të tejkalojë makinën tjetër

Në mëngjesin e të premtes (sot) një shofere e re ka drejtuar BMW-në e saj drejt trungut të një peme. 21-vjeçarja kosovare nga rrethi i Lenzburgut ishte duke vozitur në rrugën nga Scherz AG në drejtim të Lupfig AG, shkruan blick.ch. Duke qenë në zonën jashtë qytetit, ajo dëshironte të tejkalonte një makinë.

Duke qenë se në të njëjtën kohë një VW Passat po vinte drejt saj, ajo ka drejtuar makinën djathtas, ka dalë nga rruga dhe me BMW-në e saj është përplasur në një pemë.

Shoferja është transportuar në spital nga ekuipazhi i ambulancës, trasmeton albinfo.ch. Asnjë informacion nuk është në dispozicion lidhur me peshën e lëndimeve. Sigurisht, kosovarja është detyruar të dorëzonte patentën e saj të shoferit.

Dëmi material i shkaktuar llogaritet afërsisht 15,000 CHF, përcjell albinfo.ch. Policia kantonale në Aargau tani është duke i bërë hetimet lidhur me rrjedhën e aksidentit.