Kryesore

Aksidentohet familja nga Lluçani i Bujanocit, një 24 vjeçar humb jetën, familjarët në gjendje të rëndë

Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar nga përplasja e një veture me një kamion mbrëmë rreth orës 23:00h në autostradën Beograd-Nish në afërsi të pompës së derivative afër Aleksinovac.

Sipas Blic.rs, një i ri 24 vjeçar nga fshati Lluçan i Komunës së Bujanocit i cili ishte në veturë ka mbetur i vdekur, ndërsa dy pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe një i lehtë.

I riu i plagosur ishte pasagjer në automjet. Drejtuesi i makinës ka pësuar lëndime të rënda për jetën. Jozyrtarisht, bëhet e ditur se qytetarët e Serbisë janë në punë të përkohshme në Gjermani, të cilët kanë ardhur në Serbi me rastin e festave të ardhshme.

Policia është në kërkim të shoferit të kamionit i cili u largua pas aksidentit.

Në Spitalin Universitar të Nishit thonë se mbrëmë janë pranuar tre pacientë me trauma dhe politrauma të marra në një aksident trafiku.

“Pacienti E.A. (32) u shtrua në gjendje të rëndë të përgjithshme, me dy plagë të mëdha të kokës, të cilat u rehabilituan menjëherë në reanimacion. Pas një diagnoze urgjente sipas protokollit të traumës, janë konstatuar lëndime të rënda neurokirurgjikale në kokë – gjakderdhje në tru, lëndime gjoks dhe mushkëri, frakturë e hapur e sipërme të krahut të majtë dhe lëndime të kockave të fytyrës. Pacienti është shtruar në repartin e terapisë intensive të Klinikës së Anestezisë të Spitalit Universitar të Nishit.

“Ndrësa pacienti E.A. (47) pas diagnostifikimit është përcjellë në repartin e kirurgjisë torakale, janë konstatuar lëndime në gjoks – thyerje të brinjëve dhe sternumit. Ajo aktualisht është në gjendje stabile, e shtruar në Klinikën për Kirurgji Torakale të Qendrës Mjekësore Universitare të Nishit për monitorim të mëtejshëm të gjendjes së saj shëndetësore, sipas Qendrës Mjekësore Universitare të Nishit.

Pacienti i tretë N.A. (54) i cili ishte sjellë në Qendrën Mjekësore Universitare të Nishit nuk është mbajtur për trajtim pasi pas diagnostifikimit nuk janë konstatuar lëndime që kërkonin trajtim mjekësor spitalor. Pas konsultimit, pacienti nuk është mbajtur, me rekomandim për monitorim të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore. Policia bën me dije se janë përplasur një automjet tip Opel Zafira me targa gjermane dhe një kamion me rimorkio me targa turke. Aksidenti ka ndodhur në një pjesë të autostradës ku po kryhen punimet, ndaj qarkullimi po zhvillohet në dy korsi.

Jozyrtarisht mësohet se i plagosuri më rëndë është djali i axhës i të vdekurit. Ai është transportuar në spital me autoambulancë, ndërsa xhaxhai i tij ka çuar në spital nënën dhe babanë. Babai i të riut të vdekur ka mbetur i plagosur lehtë, mëson jozyrtarisht “Blic”.