Të fundit

Thaçi pas takimit me Mustafën: U pajtuam të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka falënderuar këtë të fundit për bashkëpunimin.

Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kishte një takim të shkëlqyera me Mustafën.

“Një takim pune i shkëlqyer me ish-kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Ne u pajtuam që të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. Mirënjohës z.Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë kanë qenë konstruktiv në çështjet shtet ndërtuese”, ka shkruar Thaçi