Aksident i rëndë në Itali, vdes 25 vjeçari shqiptar
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Belluno në Itali. Si pasojë ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar shqiptar i quajtur, Endri Zaimi.
Makina e tij është përplasur me një kamion në Ponte nelle Alpi.
Kamionisti ishte duke u kthyer nga puna, ndërkohë 25-vjeçari shqiptar ka qenë në makinë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.
Zjarrfikësit kanë mundur t’i nxjerrin të aksidentuarit nga makina, por 25-vjeçari kishte vdekur në vend.
Ndërkohë, kamionisti nuk është lënduar nga aksidenti