Lajme

Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, rreth 340 mijë udhëtarë gjatë muajit korrik

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka përmbyllur muajin korrik me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, ky aeroport në korrik të vitit 2019 kishte 280,013 udhëtarë, në korrik 2020 kishte 88, 607 udhëtarë, kurse në korrik të këtij viti është realizuar rekord, prej 340, 446 udhëtarësh.

“Sa i përket muajit gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një numër prej 104, 256 udhëtarësh.

Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA”, thuhet në njoftim.