Aeroplanmbajtësja më e rëndësishme e SHBA-së komandohet nga një iranian!
Duke parë acarimin mes palëve shumë analistë, historianë, por edhe studiues kanë shtruar hipotezën se mund të kemi fillimin e një lufte midis Iranit dhe SHBA-së.
Në qoftë se një sulm i ri amerikan ndaj Iranir do të niste, me shumë mundësi ajo do të fillohej nga aeroplanmbajtësja bërthamore Harry S.Truman, e cila ndodhet në veri të gjirit Persik së bashku me flotën e pestë amerikane. Por pikërisht këtu krijohet edhe një paradoks i madh, një nga mjetet më të fuqishme dhe të kushtueshme të forcave detare amerikane drejtohet nga një person me origjinë dhe i rritur në Teheran (kryeqyteti i Iranit) raporton NyTimes/transmeton ministrialajmeve.
Kapiteni Kavon Hakimzadeh ka lindur në Texas, i biri i një iraniani dhe një amerikaneje, dhe ka jetuar në vendin aziatik deri në moshën 11 vjeçare. Familja e tij u largua pas revolucionit komeinist, duke u transferuar përfundimisht në Shtetet e bashkuara.Kavon, që kolegët e thërrasin thjesht me nofkën “Hak”, ka një karrierë ekselente në ushtri, me misione të shumta në Irak dhe Afganistan, duke bërë të mundur kështu që të ngjisë hierarkinë ushtarake deri ne komandën e një prej gjigantëve të detit, si aeroplanmbajtësja Truman.