ADSH çertifikohet për pjesmarrje në zgjedhjet lokale, garon me numrin 6
Alternativa Demokratike Shqiptare sot ka dorëzuar listën zgjedhore për zgjedhjet lokale Komisionit Zgjedhor Lokal në komunën e Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.
ADSH në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen me 28 mars në Prshevë do të garoj me numrin 6.
Bartës i kësaj liste është Armend Aliu, ndërsa 14 kandidatët tjerë janë radhitur si më poshtë
Me numrin rendor 2 në listën zgjedhore është vendosur Driton Mehmeti nga fshati Rahovicë, një djalë i zellshëm dhe i sjellshëm që punon në një kompani logjistike dhe trasnporti këtu në Preshevë.
3. Hanife Tahiri, studente e fakultetit ekonomik.
4. Halit Ramadani nga fshati Miratoc, Inxhinjer i Biokimisë.
5. Baftije Miftari, nga fshati Norçë, me profesion motër medicinale
6. Lindita Ameti, studente në fakultetin e infermierisë nga fshati Çukarkë.
7. Florina Idrizi, e diplomuar në Fakultetin Pedagogjik, nga Rekë e Tërrnavës.
8. Vaxhide Sulejmani – Daliu, nga Zhunica, motër medicinale.
9. Rinor Kadriu, Jurist i diplomuar nga fshati Raincë.
10. Blerina Aliu, Magjistre e Shkencave Juridike nga Presheva.
11. Lirim Neziri nga fshati Bukuroc, punëtor.
12. Arben Emini, Ekonomist i diplomuar nga Presheva.
13. Hyliae Kadriu nga Rahovica me profesion Mjeke.
14. Delvina Kelmendi, e diplomuar në fakultetin e Infermierisë, nga Presheva.
15. Vullnet Beqiri nga Rahovica, Inxhinjer Softueri.