FutbollSporti

AC Milani mposhtë në udhëtim Napolin, Ibrahimovic realizon dygolësh

AC Milani ka arritur të fitojë derbin ndaj rivalit lokal, Napoli në kuadër të xhiros së tetë të Seria A.

“Rosonerët” fituan me rezultat 1 – 3, fal dy golave të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe një të talentit norvegjez Jens-Hauge, shkruan lajmi.net.

Suedezi së pari realizoi gol spektakular me kokë në minutën e 20-të pas super asistimit të Hernandezit

I njejti realizoi sërish në minutën e 54-të, por këtë herë asistues ishte Ante Rebic.

Vendasit ngushtuan epërsinë përmes Dries Mertens që realizoi në minutën e 63-të, por fitoren e mysafirëve e vendosi talenti norvegjez Jens Hauge në minutën e fundit (90+5).

Me këtë fitore, AC Milani mban kreun me 20 pikë, derisa Napoli renditët në pozitën e gjashtë me 14 pikë